Aksident në Korçë, makina përplas këmbësoren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2025, 10:04
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, në afërsi të gjykatës, ku një mjet ka përplasur një këmbësore.
Kjo e fundit është transportuar në spitalin rajonal të Korçës, ku bëjnë të ditur se është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave mbi shkaqet e aksidentit.
