Vetëplagoset aksidentalisht me armë 57-vjeçari në Postribë, transportohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2025, 19:35
Një person është vetëplagosur me armë gjahu në Postribë.
Policia bën me dije se rreth orës 17:45, në fshatin Ura e Shtrejt, dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me një armë gjahu, që e mbante me leje, shtetasi F. V., 57 vjeç.
Ky shtetas ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë dhe për dokumenimin ligjorë të rastit.