Goditi më thikë 64-vjeçarin, arrestohet autori në Divjakë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2025, 15:18
Një 44-vjeçar është shoqëruar në polici, për shkak se pas një konflikti të ndodhur në fshatin Çermë-Sektor, ka goditur me thikë një 64-vjeçar.
Nga policia u sekuestrua mjeti prerës me të cilin autori plagosi 64-vjeçarin.
I plagosuri ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.