Zj*rr në një banesë në Berat, shkak dyshohet rrjedhja e gazit, lëndohet zonja e shtëpisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2025, 14:23
Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Qafën e Kalasë në Berat. Menjëherë pas njoftimit në vendngjarje kanë shkuar grupet e shërbimeve zjarrfikëse dhe policia.
Zjarri është vënë shpejt në kontroll nga zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve të zjarrit që kishte rënë në kuzhinën e banesës.
Gjithashtu bëhet e ditur se shkak për zjarrin është bërë rrjedhja e gazit në sobën me gaz. Si pasojë e zjarrit është djegur kuzhina e banesës, ndërkohë që zonja e shtëpisë ku ra zjarri, Ëngjëllushe Kokoshi, ka pësuar djegie të lehtë në këmbë dhe po mjekohet në Spitalin Rajonal të Beratit.
