RIKTHEHET “Sy m’sy”/ Rama: Ka nisur puna për Samitin e NATO-s në Shqipëri. Së shpejti hapim grup-kapitullin me BE
Kryeministri Edi Rama riktheu këtë të martë rubrikën “Sy m’sy”, si një hapësirë e posaçme komunikimi për t’iu përgjigjur sa më shumë qytetarëve që komentojnë në rrjetet sociale për çështje të ndryshme të aktualitetit.
Fillimisht Rama lajmëroi se ka filluar puna për Samitin e NATO-s në Shqipëri.
Rama deklaroi se Shqipëria po vijon me ritëm procesin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe se së shpejti pritet të hapet një tjetër grup kapitujsh. Ai theksoi se qëllimi mbetet hapja e të gjithë kapitujve brenda një afati të arsyeshëm.
Duke u ndalur te Samiti i Komunitetit Politik Evropian, i mbajtur së fundmi në kryeqytetin shqiptar, Rama e cilësoi atë si një sukses të jashtëzakonshëm, jehona e të cilit vazhdon ende në korridoret e politikës evropiane.
Ndërkohë, kryeministri konfirmoi se ka nisur puna për organizimin e Samitit të NATO-s në Tiranë, një ngjarje që kërkon përgatitje shumëvjeçare. “Grupi i inspektimit nga NATO në Bruksel ka ardhur për të analizuar opsionet dhe për të inventarizuar kapacitetet tona logjistike dhe infrastrukturore,” tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se janë në diskutime me organizatorët për të sjellë në Shqiperi eventin “The Globe Soccer Awards”.
"Ndërkohë jemi në një diskutim së fundmi për të sjellë në Tiranë 95% në Tiranë, sepse jemi duke diskutuar si opsione dhe Durrësin dhe Vlorën, edicionin evropian të çmimit të globit të futbollit, eveniment i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme sa i përket vetë edicionit global në Dubai dhe për edicionin evropian, organizatorët janë në një diskutim me Madridin dhe me ne. Kemi shumë arsye të besojmë se zgjedhja do të bjerë mbi ne dhe do të jetë fantastike që psh çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Yamalit fjala vjen t’ja japim këtu në Tiranë. Po punojmë edhe me Padel International, është një tjetër aktivitet i jashtëzakonshëm që ka mbulim të jashtëzakonshëm mediatik në të gjithë botën dhe po punojmë që të sjellim në Shqipëri një edicion të tij.”, tha Rama.
Gjithashtu Rama foli edhe për investimet e huaja duke thënë se janë në diskutime në fushën e zhvillimit ekonomik, turizmit, teknologjisë si edhe inteligjencës artificiale.
“Ka gjëra shumë të nevojshme sa i përket të rinjve, apo fëmijëve, konkretisht për sportin në shkolla që siç kemi folur gjatë fushatës do të shtrijmë aktivitetin në shkolla, edhe në fusha të tjera. Do të punojmë për të krijuar hapësira për talente për disiplina të tjera. Disiplina për sportin individual të mundjes peshëngritjes tek shahut. Duke kaluar edhe përmes gjimnastikës, për të cilën do të hapim një kapitull të ri falë bashkëpunimit në një star, shqiptar një djalë i ri emigrant në republikën Çeke, i cili së bashku me një grup zotëron klubin më prestigjioz të gjimnastikës në Republikën Çeke, klubin SKH që është themeluar në 1984, ka një kompleks fantastik në qendër të Pragës. Sot ne do të kemi një diskutim më të thelluar për të sjellë këtë palestër prestigjioze, fillimisht në Tiranë dhe për ta përdorur dhe për ta shtrirë sportin në shkollë në një disiplinë sfiduese, siç është gjimnastika”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj një komentuesi, i cili i tha “shyqyr që u zgjove nga gjumi”. Rama tha iu përgjigj duke thënë komentuesit që mos ta ketë merak fare, por t’i qajë hallin që për periudha të tëra nuk e zë gjumi fare.
“Rri i sigurt që unë i zgjuar jam, në kuptimin rri zgjuar se kështu më takon, deri kur ti bie të flesh dhe zgjohem para se ti të zgjohesh, sepse e ndjej se këtë detyrim kam pavarësisht nëse ti më kë votuar ose jo, unë jam këtu për ti shërbyer të gjithëve. Mos ma ki fare merak, nëse do të më qash hallin, qaj hallin që për periudha të tëra nuk më zë gjumi fare”, iu përgjigj Rama
Kryeministri Edi Rama nuk kurseu ironinë për Lulzim Bashën teksa po i përgjigje një ndjekësi.
Pasi lexoi një koment që shkruhej: “Gjallë është ky?”, Rama reagoi me humor: “Gjallë jam o Shpëtim. Luli a është gjallë? Unë gjallë jam.”
Kryeministri Edi Rama thumboi edhe Sali Bërishën.
“Më mirë dhe më shumë sesa më kupton populli shqiptar nuk mund të pretendohet dhe është arsyeja më bindëse dhe kuptimplotë e krenarisë për mua që populli shqiptar më kupton më mirë dhe më shumë se çmund të pretendoja, duke më inkurajuar dhe mbështetur dhe dhënë 1001 arsye që t’i qëndroj besnik dhe të bëj të pamundurën për të bërë sa më shumë për këtë vend dhe për njerëzit e këtij vendi, falë besimit, mbështetjes dhe pushtetit që buron nga ky popull, i cili, ua kam thënë të gjithë atyre që e marrin lehtë, që është një popull që të jep unë në bisht të lugës kështu që kush e merr lehtë bën një gabim të madh. Një gabim shumë të madh, aq monumental saqë mjafton të ndiqni të tjerë këtyre ditëve se në çfarë derexheje mendore janë katandisur për të kuptuar se çfarë të ndodh po e more lehtë këtë popull.”, u shpreh Rama.


