Softa: Në vendin tonë kemi hyrje dhe kalim të lëndëve narkotike dhe armëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2025, 18:05
Përmes një interviste në Ora News, eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha se kemi disa informacione që vijnë nga shërbimet e policisë dhe nga operacionet ndërkombëtare, si rasti i operacionit “Ura” për të treguar se kemi hyrje dhe kalim të lëndëve narkotike dhe armëve.
Softa: Veliaj është në përpjeke të vazhdueshme për të kaluar në arrest shtëpie. Ka qenë përpjekje e çdo personazhi për të lehtësuar masën e tij të sigurisë.
Kemi disa informacione që vijnë nga shërbimet e policisë dhe nga operacionet ndërkombëtare, si rasti i operacionit “Ura” për të treguar se kemi hyrje dhe kalim të lëndëve narkotike dhe armëve. Këto kalojnë në pikat kufitare që nuk janë mirë të strukturuara.