PROVOKACIA/ Shabi: Shqipëri-Serbi u pa si politikë, Manaj e goditi penalltinë si antishqiptar

Në emisionin “Ora Sport”, Armela Shabi u shpreh se ndikoi shumë historiku politik në ndeshjen me Serbinë, teksa shtoi se Manaj e goditi penalltinë si anti-shqiptar.

Shabi: Historiku politik shqipëri-Serbi akoma vazhdon të ndikojë në mënyrë jo të duhur. Kombëtarja jonë mendoj se luajti mirë. Donim të ishim më shumë protagonistë dhe të dominonim. Çudi nga serbët që kanë ndër lojtarët më të mirë në Evropë dhe stonuam.

Manaj mu duk shumë anti-shqiptar se si e bëri penalltinë. Shumë i qetë, po ta bënte Gjimshiti edhe mund t’i falej se e ka gruan nga Serbia. Jam pa e zhgënjyer.