Liga e Kombeve/ Franca ngushëllohet me "finalen e vogël"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2025, 19:49
Franca është fituesja e vendit të tretë të Ligës së Kombeve, pasi mposhti 2-0 Gjermaninë në finalen e vogël.
Një ndeshje ku u luajt hapur dhe plot raste nga të dyja skuadrat, me Francën që u tregua më e saktë para portës, teksa gjeti rrjetën në fundin e pjesës së parë me Mbappe.
Gjermanët barazuan me Undav, por goli iu anulua për një faull ndaj Rabiot.
Në fund, kundërsulmi perfekt i Mbappe me asistin për Olise vulosi fitoren e francezëve.