"Ndeshje e luftuar me zemër", Myrtaj: Plotësisht dakord me barazimin ndaj Serbisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2025, 22:31
Në emisionin “Ora Sport”, Isuf Myrtaj tha se ndeshja me Serbinë ishte ndeshja e jetës së kombëtares tonë dhe ishte arritje marrja e një barazimi.
Isuf Myrtaj: Kjo ishte ndeshja e jetës për kombëtaren tonë, për vetë faktin se brezi ynë e mban mend dhe e ka të qartë atë që ndodhi në vitin 2014 në Beograd. I gjithë ambienti sportiv dhe gjithë futbollistët, apo gjithë shqiptarët ishin të gjithë në këmbë për të përcjellë këtë ndeshje. Jam dakord se barazimi është një pikë e fituar nga ekipi ynë me Serbinë sepse ata kishin më shumë mundësi për fitore.