Tafaj: Ndeshja me Serbinë kishte shumë presion, por arritëm të bënim një paraqitje të mirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2025, 15:59
Alban Tafaj ish futbollist për Ora News, u shpreh se ndeshja me Serbinë kishte një presion të madh, por Kombëtarja jonë arriti të bëjë një ndeshje të mirë.
Tafaj: Ndeshja ka qenë në një presion të jashtëzakonshëm për shkak të marrëdhënieve që kemi me 2 vendeve dhe për diçka që ka ndodhur. Ka qenë nën presion edhe skuadra nga ana jonë. Presion nga lojtarët, por duke dalë në fushë harrohet gjithçka.
Mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë, dhe besoj se po të realizonim penalltinë do të ishte shumë më mirë. Serbia kishte ardhur me objektivin që të na provokonin edhe kur u hodh ujë. Ne kishim merak edhe mbarëvajtjen e ndeshjes.