Italia në krizë/ Spalletti drejt shkarkimit, Pioli favorit për të marrë drejtimin

Humbja ndaj Norvegjisë nuk është pritur mirë nga tifozët italianë, pasi kombëtarja e tyre u mposht në shfirat 3-0 në kualifikueset e kupës së botës, por jo vetëm kaq, madje rrezikon të sigurojë biletën për finalet e këtij kompeticioni.

Në Itali janë të sigurt, Spalletti është në prag shkarkimi, pavarësisht rezultatit që ekipi i tij do të marrë ndaj Moldavisë. Performanca e skuadrës lë për të dëshiruar, futbollistët nuk kanë kimi mes tyre dhe më e keqja, duket se trajneri nuk është në gjendje të sjellë ndryshimin.

Për këto arsye, largimi i tij do të ishte një zgjidhje, megjithse kreu i federatës së futbollit, Gravina pohoi se Spalletti nuk rrezikon. Në anën tjetër kanë qarkulluar dhe emrat për zëvendësuesin e itj, ku Pioli duket në pole position, ndërsa një tjetër emër serioz është ai i Claudio Ranierit.

Mediat në Itali bëjnë me dije që ish tekniku që shpalli Milanin kampion do të përzgjidhet në krye të skuadrës, megjithëse ende nuk ka një vendim se çdo të ndodhë në të ardhmen.