Shqipëria barazon me Serbinë, Çelmeta: Në çdo aspekt e fituam këtë ndeshje, vetëm pikët munguan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2025, 22:20
Në emisionin “Ora Sport”, Roland Çelmeta tha se në ndeshjen me Serbinë bëmë një punë të mirë si kombëtare futbolli, por munguan vetëm pikët.
Çelmeta: Them se e fituam ndeshjen në çdo aspekt, vetëm pikët munguan. Edhe një pikë është shumë mirë, sepse Serbia është që ka dhënë tonin futbollit në Ballkan. Humbja e penalltinë ndodh, dhe pamë një ekip që ishte shumë i mirë në fushë dhe i zbatuan rregullat. Ajo pikë e vlefshme, pasi e kishim vlerësuar shumë Serbinë para ndeshjesh.