Asnjë incident në stadium, tifozi i Kombëtares puth gazetarin serb pas ndeshjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2025, 18:03
Shqipëria e mbylli me barazim pa gola dje kundër Serbisë në “Air Albania”. Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Asnjë incident nuk u regjistrua, ndërsa një episod u regjistrua pas përfundimit të ndeshjes. Milan Boskoviç po raportonte për Al Jazeera Balkans, kur një tifoz me fanellën e Kombëtares shqiptare e puthi.
Të dyja skuadrat janë pjesë e Grupit K. Shqipëria ka luajtur tre raunde deri tani dhe numëron 4 pikë, ndërsa Serbia e kishte ndeshjen e parë. Në krye të grupit qëndron Anglia me pikë të plota, pikërisht 9 pikë.
???????????????? Serbian journalist ended his report on the Albania-Serbia match with a kiss from an Albanian fan. pic.twitter.com/jLCK8ZsEv9
— kos_data (@kos_data) June 8, 2025