Barazimi ndaj Serbisë, Çobani: Luajtëm më mirë, por që të arrijmë botërorin duhet t'i kishim mundur

Në emisionin “Ora Sport”, Artur Çobani tha se kombëtarja jonë e futbollit ka si objektiv që duhet të jemi të dytët në grup për të shkuar në Botëror.

Artur Çobani: Se po luajmë kundër serbëve. Nëse flasim për grupin tonë ne kemi një objektiv që duhet të jemi të dytët në grup për të shkuar në Botëror. Duhet ta mundim Serbinë për këtë, sepse ajo është rivalja jonë direkte, nuk është Anglia. Ne jemi në garë, por duhet ta kishim fituar me Serbinë ndeshjen këtu.