VIDEO/ KËNDOHEN HIMNET – NIS DERBI I BALLKANIT! “Mora Fjalë”, elektrizon "Air Albania"-n, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri

Vetëm pak sekonda na ndajnë nga starti i duelit historik mes Shqipërisë dhe Serbisë, teksa jane luajtur dhe himnet e dy ekipeve respektive kombetare.

Por teksa tifozët kanë hyrë në stadium, ata kanë dhuruar menjëherë momente tepër emocionuese nga tribunat ku janë ulur.

Nën ritmet e këngës “Mora Fjalë”, tifozët shqiptarë këndojnë të gjithë njëzëri, duke i vënë ‘flakën’ stadiumit dhe duke i dhënë zemër lojtarëve përpara startit të duelit.