''Ajo që ndodhi në Beograd ishte histeri'', Baku: Sfida me Serbinë, ndeshje direkte për vendin e dytë

Gazetari, Ervin Baku i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora Neës u shpreh se ndeshja e Shqipërisë me Serbinë është një ndeshje direkte për vendin e dytë.

Baku: Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme pasi është një ndeshje direkte për vendin e dytë.

Por që të mos harrojmë se nuk të nënvlerësojmë edhe Andorrën e Letoninë sepse kampionati Italian sapo na mësoi se titulli fitohet edhe me skuadrat e vogla.

Edhe ky vendi i dytë për ne arrihet duke bërë detyrat shumë mirë ndaj Andorrës dhe Letonisë.

Nëse ne do nxjerrim një ndeshje të mirë dhe me fitore të shtunën, kjo duhet kombinuar edhe me një ndeshje po aq të mirë pas tre ditësh.

Ajo që ndodhi në Beograd ishte një histeri, një nacionalizëm i shfrenuar.

Dhe një vit më pas ia kthyem reston me qytetari, me mikpritje.

I gjithë çelësi i suksesit të shtunën është se sa trajneri apo stafi i kombëtares do i zhveshi futbollistët nga emocionet.