Atletico Madrid frenon Barcelonën: Paguaj 500 milionë euro për Julian Alvarez

Barcelona ka disa muaj që po e sheh sulmuesin e Atletico Madrid, Alvarez, si pasuesin perfekt të veteranit Robert Lewandowski.

Katalanasit kanë nisur kontaktet e para me lojtarin, por duket se po lodhen kot.

Atletico Madrid ka hedhur poshtë çdo mundësi transferimi, duke përmendur klauzolën e sulmuesit argjentinas, 500 milionë euro, e fiksuar për të mos u ndryshuar.

24-vjeçari është në kulmin e karrierës që kur fitoi Kupën e Botës me Argjentinën.

Ai nuk po tundohet nga ideja për të ndryshuar skuadër.