Sfida Shqipëri-Serbi/ Ish-trajneri serb i Partizanit, Veselinoviç: Shqipëria është në rritje të madhe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2025, 21:22
Ish-trajneri serb i Partizanit, Aleksandar Veselinoviç në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh në prag të sfidës me Serbinë se Kombëtarja shqiptare është në rritje të madhe.
Veselinoviç: Unë jam njeri i futbollit.
Edhe ndjenjat e mia me Partizanin dhe me popullin shqiptar janë të sinqerta edhe madhështore që kam përjetuar në Tiranë.
Me shumë njerëz kam ende kontakte prej Tiranës edhe vërëtet kam miqësi të madhe me këta persona.
Nuk dihen si bëhen punët në aspektin profesional por patjetër me familjen do vijë në Shqipëri për të pushuar.
Kombëtarja shqiptare është me një rritje të madhe.
Lojtarët e Shqipërisë po luajnë me mjaft klube europiane.
