Guardiola ‘feston’ kalimin e Ancelottit te Brazili, arsyeja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2025, 18:05
“Jam shumë i lumtur që Carlo Ancelotti nuk është më te Real Madridi, sepse ai gjithmonë më mund”.
Ky ka qenë reagimi i Pep Guardiolës, kur u pyet së fundmi nga gazetarët për kalimin e trajnerit italian në kombëtaren e Brazilit.
Shakaja është gjysma e së vërtetës, kështu që Pep jo rastësisht e ka dhënë këtë deklaratë.
Duelet e tij me Don Carlon kanë qenë të hidhura për teknikun spanjoll.
Pas sezonit plot dështime, tani Guardiola duket i qetë dhe i fokusuar te sezoni i ardhshëm në Premier League.
