Sfida Shqipëri-Serbi/ Riza: Aspekti politik është i dëmshëm, kemi garanci për organizimin e ndeshjes

Menaxheri i FSHF, Florian Riza i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë që do luhet të shtunën, aspekti emocional politik është i dëmshëm.

Riza: Në aspektin e garës emocionale sportive, këtu nuk ka asgjë të veçantë.

Emocionet e tifozerisë dhe shoqërore që janë, të gjithë duan që ne të fitojmë.

Aspekti emocional politik pastaj është i dëmshëm.

Emocioni politik në radhë të parë na është shfaqur në Serbi.

Por nga aspekti menaxherial, pra mënyra se si e menaxhojmë një ndeshje futbolli me respektimin 100% të protokollit të ndeshjes, ne nuk kemi dështuar ndonjëherë në organizmin e ndonjë ndeshjeje.

Ky është një fakt domethënës që ne kemi garanci absolute për të organizuar një ndeshje spektakolare në aspektin e organizimit të ndeshjes.

Pastaj brenda ndeshjes mund të ndodhin shumë gjëra.