Klinsmann bën parashikimin e bujshëm: Mund të ndodhë vitin tjetër
Legjenda e Gjermanisë, Jurgen Klinsmann, ka pohuar se superylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, mund ta ngrejë Kupën e Botës për herë të parë në vitin 2026, duke barazuar rekordin e rivalit të tij të hershëm, Lionel Messi.
Të mërkurën (4 maj), 40-vjeçari luajti në fitoren 2-1 të Portugalisë në gjysmëfinalen e Nations League kundër Gjermanisë.
Ai shënoi golin vendimtar pas golave përkatës të Florian Wirtz dhe Francisco Conceicao.
Pas ndeshjes në “Allianz Arena” në Mynih, Klinsmann i thuri elozhe sulmuesit të Al-Nassr.
Ish-ylli i Bayern Munich tha: “Kjo është thjesht e jashtëzakonshme. Ajo që ai po prodhon si një 40-vjeçar.
Duket se nuk po plaket fare. Ai e vuri veten në shërbim të ekipit, u kthye mbrapa, ndihmoi, u përpoq të lidhej me shokët e tij të ekipit.
Ky është një lider i vërtetë. Dhe sapo është në zonë, ai është ende një nga finalizuesit më të mirë në lojë.
Mund të bëjë diferencën në çdo kohë, por është mentaliteti i tij që bën diferencën e madhe”.
Duke pohuar se Ronaldo mund të barazojë rekordin e Messit në Kupën e Botës, ai përfundoi: “Nëse i mban shokët e ekipit pozitivë, punon për ekipin, nuk ka dyshim se ai mund të luajë ende deri në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
E pamë Messin të gatshëm të përfitonte në një fazë të mëvonshme të karrierës së tij në Katar. Ndoshta ai mund ta bëjë vitin tjetër, ky është një ekip i jashtëzakonshëm i Portugalisë”.
Deri tani, Ronaldo ka shënuar 137 gola në 220 paraqitje për Portugalinë.
