Sfida Shqipëri-Serbi/ Ruçi: Ndeshje të tilla, të ngarkuara politikisht. Futbollistët të ruajnë qetësinë

Ish-futbollisti i Kombëtares, Vasil Ruçi në një intervistë në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News foli për sfidën Shqipëri-Serbi që do luhet në Tiranë me datë 7 qershor ku u shpreh se ndeshje të tilla janë të ngarkuara edhe politikisht.

Ruçi: Unë dua të them se ndeshje të tilla rrallë vijnë.

Ndeshje të tilla jo vetëm janë të ngarkuara nga ana futbollistike sportive, por janë të ngarkuara edhe politikisht.

Unë besoj se njerëzit që janë në vështirësi më të madhe këtë rradhë janë futbollistët.

Kurse politika ka punën e saj.

Futbollistët duhet të jenë tërësisht të përqëndruar tek futbolli.

Nuk duhet të jenë të superkarikuar sepse nuk do arrijnë kurrë të shprehin ato çka dijnë.

Dhe unë besoj se me futbollin që dijnë dhe po të ruajnë një qetësi jam i bindur se rezultati do vijë.

Është një kundërshtar i vështirë por edhe ne Kombëtaren e kemi me elementë shumë të mirë.