Salah, lojtari më efikas në botë këtë sezon, më mirë edhe se Lamine Yamal
Mohamed Salah është shpallur si lojtari më efikas në botë për sezonin aktual, sipas analizave të publikuara nga CIES Football Observatory, që krahason performancat në ligat më të mira të botës.
‘Ylli’ egjiptian i Liverpool-it, nën drejtimin e trajnerit të ri Arne Slot, ka qenë vendimtar në fitoren e Premier League dhe ka arritur një nivel të jashtëzakonshëm efikasiteti në veprimet më ndikim të lartë në lojë: 100% efikasitet, një statistikë që asnjë lojtar tjetër nuk e ka arritur këtë sezon.
Pas tij renditet talenti i mrekullueshëm i Barcelonës, Lamine Yamal, me 99.8%, një vlerësim po aq mahnitës për një futbollist 17-vjeçar, por që gjithsesi mbetet një hap pas Salah.
Nga Seria A renditet vetëm Matteo Politano, i pozicionuar në vendin e 18-të, duke ngritur shqetësime mbi produktivitetin në rolet ofensive në kampionatin italian.
Ky vlerësim tregon edhe një herë rëndësinë e statistikave të avancuara në analizimin e futbollit modern, ku jo vetëm golat, por edhe efikasiteti në vendimmarrje, pasimet kyçe dhe ndikimi në lojë, janë kthyer në tregues të qartë të vlerës së një lojtari.
Dhe këtë sezon, Mohamed Salah ka qenë më i miri në botë.
Renditja e plotë e 20 lojtarëve më efikasë për sezonin 2024/25:
Mohamed Salah (Liverpool)
Lamine Yamal (Barcelona)
Michael Olise
Raphinha (Barcelona)
Luis Díaz (Liverpool)
Morgan Rogers
Bryan Mbeumo
Bradley Barcola (PSG)
Ousmane Dembélé (PSG)
Vinícius Júnior (Real Madrid)
Leroy Sané
Alex Iwobi
Álex Baena
Antoine Semenyo
Leandro Trossard
Mason Greenwood
Ritsu Doan
Matteo Politano (Napoli) – i vetmi përfaqësues i Serie A
Alexis Vega
Barış Alper Yılmaz
