Studimi i CIES/ Virgil van Dijk, mbrojtësi më i mirë në botë, Amir Rrahmani i katërti
Virgil van Dijk është shpallur mbrojtësi qëndror më i mirë në botë nga CIES (Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive), ndërsa Amir Rrahmani i Napolit renditet në vendin e katërt.
Në listën prej 20 emrash më të mirë, katër prej tyre luajnë në Serie A.
Sipas analizës së CIES, e cila merr në konsideratë të dhëna nga 60 kampionate në mbarë botën, janë analizuar gjashtë aspekte kryesore të lojës për secilin pozicion: loja në ajër, mbrojtja në situata një për një, shpërndarja e topit, progresioni me topin, krijimi i rasteve për gol dhe finalizimi.
Në krye të renditjes qëndron Van Dijk i Liverpoolit, i ndjekur nga Aurelien Tchouameni i Real Madridit, i cili zakonisht luan si mesfushor, dhe Ëilliam Saliba i Arsenalit.
Rrahmani zë vendin e katërt, duke u vlerësuar si mbrojtësi më i mirë në Serie A.
Në listë janë edhe tre lojtarë të tjerë që aktivizohen në Itali: Alessandro Bastoni (Inter) me vendin e 8-të, Berat Gjimshiti (Atalanta) me vendi i 17-të dhe Mario Gila (Lazio) me vendi i 20-të
20 mbrojtësit më të mirë në botë sipas CIES:
Virgil van Dijk (Liverpool)
· Aurelien Tchouameni (Real Madrid)
· William Saliba (Arsenal)
· Amir Rrahmani (Napoli)
· Inigo Martinez (Barcelona)
· Nicolas Otamendi (Benfica)
· Piero Hincapié (Bayer Leverkusen)
· Alessandro Bastoni (Inter)
· Dayot Upamecano (Bayern Munich)
· Levi Colwill (Chelsea)
· Dani Vivian (Athletic Bilbao)
· Jonathan Tah (Bayer Leverkusen)
· Nathan Collins (Brentford)
· Dan Burn (Newcastle)
· Kim Min-Jae (Bayern Munich)
· Murilo Costa (Nottingham Forest)
· Berat Gjimshiti (Atalanta)
· Fabian Schär (Newcastle)
· Olivier Boscagli (PSV Eindhoven)
· Mario Gila (Lazio)
