Milani shumë pranë Samuele Ricci-t: Torino kërkon të paktën 30 milionë euro
Pas zyrtarizimit të trajnerit të ri Massimiliano Allegri, te Milani kanë nisur menjëherë lëvizjet për të përforcuar skuadrën.
Në pritje të zhvillimeve mbi të ardhmen e Tijjani Reijnders, i cili është objektiv i Manchester City-t, drejtuesit kuqezinj po përqendrohen në përforcimin e mesfushës. Objektivi kryesor: Samuele Ricci i Torinos.
Sipas asaj që raportojnë burime pranë klubit, Milani ka arritur tashmë një marrëveshje paraprake me lojtarin dhe ndodhet shumë pranë një akordi përfundimtar edhe me Torinon.
Marrëdhëniet e mira mes dy klubeve kanë ndihmuar në ecurinë pozitive të negociatave.
Torino kërkon të paktën 30 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin 22-vjeçar.
Një vlerësim që konsiderohet i arsyeshëm duke marrë parasysh cilësitë teknike të Ricci-t, karakterin e fortë dhe aftësinë e tij për të kontribuar si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në atë ndërtuese.
Me shitjen e mundshme të Reijnders dhe ardhjen e Allegri-t, Milani duket i vendosur të nisë një cikël të ri, dhe afrimi i Ricci-t është parë si një hap i rëndësishëm në këtë drejtim.
Klubi kuqezi është gati për të bërë goditjen vendimtare.
