Një mënyrë ekstreme për të lënë duhanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2013, 13:00
Një person në Turqi ka zgjedhur një mënyrë ekstreme të për të lënë duhanin. Ibrahim Yucel nga qyteti Kütahya, ka vendosur një maskë në fytyrë për të hequr dorë nga vesi i duhanpirjes. Vendimi ekstrem ka ardhur pas vdekjes së të atit të Yucel nga tumori në mushkri.42-vjeçari çdo mëngjes vendos maskën e hekurt në kokë, të cilin e mbyll me kyç. Çelësat ua jep familjarëve në mënyrë që të mos ketë mundësi të pijë cigare edhe nëse dëshiron