10 VITE RING CENTER! Shpërblim për klientët besnikë! Dhurata: Një makinë e 2025-s dhe 21 kupona blerje
10 Vite më parë RING Center hapi dyert për të githë klientët e saj. Një hapësirë që u bë më shumë se një qendër tregtare, u bë vendi ku të gjithë takohen, festojnë, blejnë dhe ndajnë momentet më të bukura. Sot, pas një dekade, RING feston 10-vjetoritn e saj në një event të veçantë dhe plot surpriza.
10 vite sukses bazuar në besimin e klientëve.
10 vite eksperiencë, blerje dhe argëtim.
Që prej ditës së parë kur hapi dyert Ring është më shumë se një qendër tregtare.
Është vendi ku te gjithë ndajnë momentet më të bukura të tyre.
Dhe nuk mund të ishte ndryshe as në këtë vit jubile që u festua nën ritmet e muzikës së mirë dedikuar bashkëpunëtorëve, partnerëve dhe klientëve.
Violinisti i mirënjohur Olen Çezari ishte i ftuar.
Por festimet e datëlindjes së RING nuk mbarojnë me kaq.
Antonela Çollaku jep detajet e dhuratave.
“Të gjithë klientët që bëjnë blerje mbi 2 mijë Lekë në dyqanet e Ring, mund të bëhen pjesë e shorteut. Mjafton të shkruajnë në faturë emrin, mbiemrin dhe numrin e telefonit dhe ta vendosin në kutinë e shorteut”, tha Antonela Çollaku, menaxhere marketingu në Ring.
Shorteu do të hidhet të dielën në orën 19:00 në Ring.
“Fituesi i çmimit të madh duhet të jetë prezent gjatë hedhjes së shortit”, u shpreh Çollaku.
Përgjatë këtyre ditëve do të festojmë edhe me ulje deri në 70%, në dyqanet e RING.
Më shumë se 70 dyqane, mbi 15 marka ekskluzive dhe hapësira argëtimi, eja në RING, një nga destinacionet më të preferuara të Tiranës. TAKOHEMI NË RING CENTER, aty ku blerjet kthehen në argëtim!

