Kanceri i prostatës zbulohet edhe pa simptoma në “Spitalin Amerikan 3”! Dr. Faruk Dogan: Kontrolli pas të 50-ve, jetik për çdo mashkull

Mjeku urolog në “Spitalin Amerikan 3”, Dr. Faruk Dogan, thekson rëndësinë e diagnostikimit të hershëm për zbulimin e kancerit të prostatës. Ai thotë se në “Spitalin Amerikan 3” përmes analizave të gjakut dhe ekografisë moderne kanceri i prostatës mund të zbulohet edhe pa simptoma. 

Kanceri i prostatës mbetet një ndër sëmundjet më të zakonshme tek meshkujt, por ai mund të zbulohet dhe trajtohet në kohë nëse kryhen kontrollet e duhura.

Mjeku urolog në Spitalin Amerikan 3, Dr. Faruk Dogan, thotë se çdo mashkull pas moshës 50 vjeç duhet të kryejë rregullisht analizat e gjakut dhe kontrollet për prostatën, edhe nëse nuk shfaq simptoma të dukshme.

Dr. Faruk Dogan: “Ne mund ta zbulojmë kancerin në prostatë edhe pa pasur shkaqe. Gjithashtu, një faktor i rëndësishëm është nëse keni në familje babain, xhaxhain, apo vëllanë me sëmundje të tillë duhet të keni më shumë kujdes”.

Sipas Mjekut urolog në Spitalin Amerikan shenjat që mund të paralajmërojnë për kancerin e prostatës përfshijnë djegien gjatë urinimit, ndryshimin e ngjyrës së urinës dhe urinimin e shpeshtë.

Por doktori nënvizon se sot, falë teknologjisë moderne ne spitalin amerikan 3 është e mundur të zbulohet kanceri edhe tek meshkuj më të rinj, në moshën 30 apo 40 vjeç.

Dr. Faruk Dogan: “Ndër ekzaminimet e nevojshme janë testi i PSA-së (analizë gjaku për anti-gjenin specifik të prostatës), ekzaminimi digital rektal (DRE), ekografia e prostatës, rezonanca magnetike apo biopsia e prostatës”.

Mjeku apelon çdo mashkull, veçanërisht ata me histori familjare, të mos neglizhojnë kontrollet rutinë, pasi diagnostikimi i hershëm shmang avancimin e sëmundjes.