Gati për plazh, Dule: Sezoni në Golem nis me pritshmëri të larta, shtohen kërkesat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2025, 18:39
Edvin Dule, administrator i një hoteli në zonën bregdetare të Golemit në Durrës, ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai në Ora News, ku foli për pritshmëritë e këtij sezoni veror.
Dule u shpreh optimist për një sezon të suksesshëm, duke theksuar se prurjet e turistëve janë të kënaqshme.
Ai vuri në dukje një tendencë pozitive në zhvillimin e zonës: “Çdo vit në Golem shtohen struktura të reja akomoduese, çka sjell rritje të kërkesës dhe e bën destinacionin gjithnjë e më të frekuentuar.”
Sipas tij, dinamika e zhvillimit të turizmit në këtë zonë është në rritje të qëndrueshme, duke e pozicionuar Golemin si një nga pikat kryesore turistike të bregdetit shqiptar.
NDIQNIN EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”

