Pushimet, Zani: Golemi, një nga zonat më të frekuentuara! Hotelet atje po afrohen me standardet e Turqisë

Fjorida Zani, operatore turistike, ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai në Ora News, ku foli për tendencat e sezonit veror dhe destinacionet më të kërkuara nga pushuesit shqiptarë dhe të huaj.

Zani theksoi se Golemi po kthehet në një nga zonat më të frekuentuara të bregdetit shqiptar, falë investimeve të vazhdueshme në strukturat akomoduese.

Sipas saj, kjo rritje e cilësisë së shërbimit po bën që gjithnjë e më shumë turistë të zgjedhin Golemin si një alternative për pushime brenda vendit.

NDIQNIN EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”