Zani: Turqia, destinacioni më i kërkuar për pushime. Spanja në rritje për udhëtime kulturore
Fjorida Zani, Operatore turistike ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai në Ora News, ku foli për prirjet e fundit të shqiptarëve sa i përket destinacioneve turistike për sezonin e verës.
Zani theksoi se, ndër vite, Turqia ka qenë zgjedhja kryesore për shumicën e familjeve shqiptare.
Sipas saj, arsyeja kryesore lidhet me mundësinë që ky vend u ofron pushuesve për të parashikuar dhe menaxhuar më mirë shpenzimet.
“Pas Turqisë, në listën e preferencave vjen Greqia, e ndjekur nga destinacione të tjera që ndryshojnë nga viti në vit”, tha Zani.
Ajo vuri në dukje se Spanja po njeh një rritje të ndjeshme në interes, sidomos për ata që kërkojnë të kombinojnë pushimet me eksplorimin e trashëgimisë kulturore dhe historike.
NDIQNIN EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”

