“Malore” për në BE/ Vurmo: Procesi i gjatë, mund të marrë kohë edhe pas anëtarësimit
Këshilli i Bashkimit Europian miratoi dje çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga grup-kapitulli 3: “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, që përfshin arsimin, digjitalizimin, punësimin, politikën ekonomike, tatimet dhe inovacionin.
Për të kuptuar më shumë mbi këtë proces, në një intervistë për “Ora News”, Gjergji Vurmo, ekspert i çështjeve të integrimit, u shpreh se praktikisht ka nisur procesi i përafrimit të standardeve të legjislacionit të Shqipërisë me atë të Bashkimit Evropian.
“Është një proces që nuk do të jetë i shkurtër, por relativisht i gjatë, madje për grup-kapituj të veçantë mund të marrë kohë edhe pas anëtarësimit të Shqipërisë nbë BE, pavarësisht datës kur do të ndodhë kjo, nëse do të jetë me të vërtetë 2030-ta apo edhe më tej.
Kjo për shkak të faktit se grup-kapituj të caktuar kërkojnë një nivel shumë të lartë të përgatitjes nga ana e vendit dhe ky nivel sigurisht kërkon dhe kohën e tij”, u shpreh Vurmo.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN GJERGJI VURMO

