Pse pensionistët shqiptarë nuk shkojnë dot me pushime? Operatorët tregojnë arsyen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2025, 18:45
Emisioni Epiqendër i gazetares Sonila Musai në Ora News trajtoi këtë të enjte temën e sezonit veror, duke vendosur në qendër të diskutimit edhe mundësitë e pushimeve për pensionistët.
Gjatë bisedës në studio, operatorët turistikë të ftuar, Besir Dema dhe Fjorida Zani, u shprehën se për shumicën e pensionistëve është e vështirë të përballojnë pushimet verore për shkak të gjendjes ekonomike, ndërsa u shpeshën se të moshuarit në shumicën e rasteve i ndihmojnë financiarisht fëmijët e tyre.
Megjithatë, ata theksuan se një pjesë e pensionistëve zgjedhin të udhëtojnë gjatë muajit qershor ose në shtator, kur çmimet janë më të ulëta dhe ofertat më të përshtatshme për buxhetin e tyre.
NDIQNIN EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”
