Britney Spears së shpejti me albumin më personal
Këngëtarja Britney Spears në Twitter u ka zbuluar adhuruesve se është tejet e ekzaltuar me albumin e saj të radhës, pasi këngët nga ky album vijnë direkt nga zemra e saj. Ylli i muzikës së fundmi kohën më të madhe e kalon në studio, duke realizuar këngët për albumin e ri, për të cilin thotë se është albumi më personal që ka realizuar ndonjëherë.
"Vërtetë jam shumë e emocionuar për këtë, dhe mezi pres të ndaj me ju atë që jam duke punuar. Ky do të jetë albumi im më personal që kam realizuar ndonjëherë",ka shkruar Britney në Twitter. Muajin e kaluar Britney ka emetuar këngën e re 'Ooh La La', e shkruar si kolonë zanore për filmin "Shtrumfët 2". Përsa i përket jetës sentimentale, ajo për momentin është në lidhje me avokatin David Lucaco,por ende nuk jemi të mire informuar se është një lidhje serioze apo jo.

