Meksi i ashpër: PD-ja me Berishën, me ato figura nuk i voton as nëna e baba vet, ka humbje votash
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2025, 22:04
Në “Drejt” nga Luan Rama, Redon Meksi, avokat tha se PD-ja me Berishën në krye do të mbajë atë status quo dhe ata figura që nuk i voton as nëna dhe baba vet.
Meksi: PD-ja me Berishën në krye do të mbajë atë status quo dhe ata figura që nuk i voton as nëna dhe baba vet. Këta po të dalin në listë të hapur do të humbin të sigurtë, prandaj dalin vetme në listë në mbyllur.
Të thonë sa herë të duan që na i vodhën votat, por PD-ja nuk i fiton këto zgjedhje me PS-në prej vitesh. Sa herë t’i vodhën votat? Si fitove në 2005 apo 2009 dhe pse nuk fitove në 2013? Je vetëm në rënie. PS-ja sot ka 30 mijë vota më pak se në 2021, ndërsa PD-ja ka rënë shumë poshtë.