Akuzat e PD-së për 'trenin bullgar', Celibashi: Rasti duhet të hetohet nga organet e procedimit penal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2025, 13:34
TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka komentuar akuzat e Partisë Demokratike për përdorimin e 'trenit bullgar' në zgjedhjet e 11 majit.
Gjatë deklaratës për mediat, Celibashi theksuar se ky rast duhet që të hetohet nga organet e procedimit penal.
Ndërkohë që shtoi se për votimin brenda vendit nuk ka kontestime për tabelat e rezultateve.
"Nuk na është bërë me dije, por ajo që mund të them pa hezitim është se rasti duhet të hetohet nga organet e procedimit penal, për t’i dhënë përgjigje shqetësimit të paraqitur publikisht.
Për votimin brenda vendit, në dijenë time nuk ka kontestime për përmbajtjen e tabelave përmbledhëse të rezultateve," tha Celibashi.
