Çepani: Çdo palë zgjedhje të njëjtat problematike, vetë politika nuk merr masa për t’i ndalur

Në “Drejt” nga Luan Rama, Edlira Çepani, juriste tha se çdo palë zgjedhje dëgjohen të njëjtat problematike, duke shtuar se politika nuk merr masa.

Çepani: Dëgjojmë po të njëjtat gjëra dhe mendoj se kjo është fatkeqësia e madhe. E dimë se çfarë do të ndodhë, por asnjëherë nuk marrim masa për atë që do të ndodhë. Po ndodhin çdo zgjedhje të njëjtat fenomene.

Duhen parandaluar edhe duke marrë një reformë të thellë kundrejt këtyre krimeve zgjedhore, nga ana tjetër, besoj se mos vullneti për t’i adresuar nga ana politike. Si vëzhgues ne i kemi raportuar, të njëjtat gjëra çdo palë zgjedhje dhe politika nuk merr hapa për t’i ndaluar.