SKENARËT/ Çfarë halli ka kryebashkiaku i burgosur? Erion Veliaj rifillon sulmet ndaj SPAK-ut dhe mediave përpara vendimit të Gjykatës së Lartë
Pritet që në muajin qershor të dalë data për gjyqin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për masën e sigurisë, pra masën e arrestit me burg në Gjykatën e Lartë.
Erion Veliaj nuk ka hequr dorë nga prapësitë dhe strategjitë e tij mediatike, por edhe korruptive. Pas qëndrimit të tij nga burgu se po pengohej të bënte detyrën, sot u dha sinjali i parë se një skenar i ri po vjen, një strategji duket e përsëritur. Pritet të thellohet sulmi ndaj SPAK-ut, ai do të shtohet edhe ndaj institucionit të akuzës dhe ndaj drejtësisë e gazetarëve.
Në gazetën e Mero Bazes, “Tema”, sot është nxjerrë një material i Alastair Campbell, i cili ka folur në një podkast dhe këtij podkasti i vjen zëri deri në Tiranë dhe këtë e merr vesh Mero Baze. Në qëndrimin e tij "Latifi" i Veliajt nga Anglia ka përdorur një fjali, një Gjykatë Speciale ka futur në burg Erion Veliajn për muaj të tërë pa iu komunikuar një akuzë.
Dhe, ky person që shfaqet si ish-këshilltar i Tony Blair, kuptohet është një nga njerëzit që do t’i shërbejë propagandës së kryebashkiakut kundër SPAK-ut, një "Latif" i ri siç ka qejf t’i quajë kryeministri ynë.
Fjalia që përdoret është se "Erion Veliaj është pa akuzë".
Mund ta pyesë dikush këtë këshilltarin qoftë dhe Mero Bazen, qoftë dhe këta bashibozukët e tjerë që bëjnë propagandën e kryebashkiakut të Tiranës: Po Ilir Meta me çfarë akuze qëndron në burg? Po Sali Berisha me çfarë akuze qëndroi deri në momentin që shkoi në gjykatë?
A mundet ta dinë këta persona sikur edhe të jenë infantilë juridikisht se Erion Veliaj nuk ka një, por ka dyshime të arsyeshme për disa akuza, janë gjetur fakte dhe prova për disa akuza dhe çështja po hetohet.
E dyta, pse qëndron në burg?
Përgjigja është e qartë, sepse Erion Veliaj prishte provat. E panë të gjithë shqiptarët me përgjimet që i dolën nga burgu i Durrësit, se çfarë bënte me median, me propagandën, me sulmet ndaj prokurorëve të SPAK-ut, me akuzat se kishin marrë para, shpikje se ishin agjentura greke, sulme ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që nga veshja, trupi, forma e flokëve deri në çështje familjare.
Në fakt, Erion Veliaj ndodhet në burg se ka dyshime të arsyeshme, ka fakte, ka prova, ka akuza që po vërtetohen dhe gjithashtu ai mund t’i prishë këto prova ndërkohë që po hetohet.
Sot është shfaqur në gazetën e njeriut që pushtetit i Rilindjes e bëri miliarder, Mero Bazes, ish-këshilltari i Tony Blair, "Latifi" i ri, duke na thënë se s’ka akuzë Erion Veliaj, mbahet padrejtësisht në burg.
Të tjerë theksuan se duhet nxjerrë nga burgu se e kanë votuar qytetarët dhe duhet të rrijë në krye, ky Erion Veliaj, sipas medias dhe propagandës që presim të rëndohet dhe në ditët në vijim derisa të dalë dhe vendimi i Gjykatës së Lartë.
Ky është i pari që po del, një britanik, do të dalin amerikanët, do të dalin këta shqiptarët, kokat e ndritura të medias sonë, propagandistët për të ushtruar presion ndaj prokurorit apo dhe Gjykatës së Lartë.
Në fakt, në Gjykatën e Lartë qëndron Sokol Sadushi, miku i ngushtë i Mero Bazes, që njihet si një partizan i hershëm i Rilindjes, ka ish-ministra të socialistëve, ka të tjerë gjyqtarë të lidhur me pushtetin, të cilët ndoshta janë gati të shkelin çdo parim ligjor për të lënë të lirë një hajdut të kapur të gjallë nga SPAK-u.
Në fakt, kapja e Erion Veliajt nuk është një lojë, nuk është një skemë politike, është një luftë ndaj korrupsionit dhe ka “mendjendritur”, të cilët duan që Erionin ta kenë në krye të punëve të Bashkisë së Tiranës.
Po a ka moral, ligj apo drejtësi që, një i kapur si hajdut me disa akuza për korrupsion, për pastrim të produkteve të veprës penale, të shkojë në Bashkinë e Tiranës?
Për çfarë? Që të vazhdojë të vjedhë? Që të vazhdojë të firmosë qindra miliona lekë për gruan dhe vjehrrën apo dajën e nuses? Që të firmosë paratë e qytetarëve të Tiranës për xhepat e tij që më pas Ajola t’i bëjë brekë?
Prandaj duhet që Erion Veliaj të shkojë në krye të Bashkisë së Tiranës?!
Prandaj duan ta nxjerrin në Gjykatën e Lartë, gjyqtarët afër pushtetit, të cilëve tani po u shërben propaganda e sapofilluar e mediave të pushtetit, nga mediat e Erion Veliajt, nga ato që pamë nga përgjimet në burgun e Durrësit, nga mediat e korrupsionit, nga mediat e inceneratorëve, që tashmë kanë me vete dhe fitoren e PS-së?
Nuk janë thjesht gazetarë, por janë "deputetë" pa mandat që punojnë në media për propagandë, asgjë më shumë sesa kaq.
Por fitorja e socialistëve erdhi dhe pa Erion Veliajn dhe me Erion Veliajn në burg.
Tani halli i pushtetit të Edi Ramës ka marrë fund. Propagandistët, bashkëpunëtorët e Erion Veliajt në krim, të cilët jo thjesht dhe vetëm do të kërkojnë t’u dalë shefi i tyre nga burgu që ta vënë në krye të Bashkisë së Tiranës për të vazhduar zullumet, vjedhjet, korrupsionin dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.
Në fakt, asgjë më shumë dhe asgjë më pak nuk ka për të ndodhur.
Media e vërtetë dhe e lirë duhet t’i ketë sytë katër dhe projektorët ndezur te Gjykata e Lartë sepse aty do të tentohet të “gatuhet” lirimi i Erion Veliajt me propagandë mediatike paraprake, me sulme ndaj prokurorëve, me sulme ndaj gazetarëve, për të tentuar që Erion Veliaj të jetë i lirë, të dalë në Gjykatën e Lartë dhe është i njëjti skenar siç përdori në Apel apo në Gjykatën e Faktit.
Tashmë gjithçka është e qartë.
Mediat e korrupsionit të pushtetit po tentojnë të ngrenë stuhi në gotë që më pas rezultati të jetë lirimi i Erion Veliajt, njeriut me disa akuza që shqiptarët fytyrën e vërtetë ia panë nga përgjimet në burgun e Durrësit./ Burimi: CNA.al


