“Në Boston japin 500 dollarë për votë” Çollaku publikon mesazhin nga SHBA-të live në emision
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2025, 21:32
Në “Drejt” nga Luan Rama, Kreshnik Çollaku, deputet i PD-së publikoi një mesazh, sipas tij nga SHBA-të, ku një qytetar pohonte se po blihen vote me 500 euro.
Çollaku: Më kanë dërguar një mesazh nga SHBA-të. Unë e kam me emër, por nuk dua ta identifikojë, sepse më ka kërkuar që ta ruajë. Unë mund t’ia jap kush ka interes këtë mesazh.
Pamjet u panë atje edhe me trenin bullgar. Prodhohen 5 fletë dhe i jepen për t’i futur në qendrën e votimit. Në çdo kuti votomi të jenë 30 të tilla, ke marrë qendrën e votimit.