Hapja e grupkapitujve të rinj/ Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2025, 20:25
"Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim. Këshilli i BE miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga Grupi 3: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, që përfshin arsimin, digjitalizimin, punësimin, politikën ekonomike, tatimet dhe inovacionin.
Deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur – një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027"
