Zyrtare/ Hansi Flick rinovon kontratën me Barcelonën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2025, 19:46
Hansi Flick ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2027.
Katalanasit kanë zyrtarizuar vendimin për trajnerin gjerman, të cilit i përfundonte bashkëpunimi me përfundimin e edicionit të ardhshëm.
Rinovimi me trajnerin gjerman ishte paralajmëruar më parë. Flick u tregua magjik duke fituar tre trofe.
Fillimisht Superkupën, më pas Kupën e Mbretit dhe në fund kampionatin.
Të gjitha përballë Realit, përballë së cilit numëroi vetëm fitore.
