Sherri në KZAZ në Kashar, flet sekretari që u dhu*ua: Ngritën zërin dhe ofenduan, ishin njerëzit e Orlando Rakipit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2025, 17:51
Sekretari i KZAZ-së, Remzi Mehmeti, pohon se u godit nga një person i pranishëm në ambientet e qendrës së numërimit në Kashar, pas kontestimit për një votë të socialistit Ornaldo Rakipit.
“Nuk e di a ishte vëzhgues, e kontestoi me forcë duke bërtitur.
Iu afrova, i thashë qetësohuni do ta shohim votën dhe do t’ju kthejmë përgjigje.
Ata nisën sërish duke ofenduar dhe ngritën zërin.
U thashë do marr masa për t’ju larguar nga KZAZ.
Më pas, kaluan perimetrin e sigurisë dhe goditën. Vota ishte për Orlando Rakipin, duhet të ishin njerëzit e tij.
Nëse ka kontestim, duhet të mblidhet KZAZ për të shqyrtuar, nuk na u dha mundësia. Bëra kallëzim në polici, personat nuk i njoh”.
