EMRI/ Goditi me grushte sekretarin e KZAZ-së në Kashar, shoqërohet në polici autori i përplasjes
Shoqërohet në polici autori i përplasjes së dhunshme me grushte që u regjistrua sot në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar, ku u godit me grusht sekretari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), Remzi Mehmeti.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë Rei Nozlli.
Vëzhguesit e Ornaldo Rakipit qëlluan me grushte sekretarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).
Ngjarja ndodhi në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke krijuar tension dhe ndërprerje të menjëhershme të numërimit të votave.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 30, në Yrshek, pasi gjatë procesit të numërimit, përfaques të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njeri-tjetrin.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. N., 26 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt, për veprime të metejshme proceduriale.
Në lidhje me pretendimin se në konflikt janë përfshirë dhe punonjës policie, sqarojmë se ky pretendim është i pavërtetë.
Vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë e rrethanave të konfliktit.
