Shqipëria në BE brenda vitit 2030?/ Costa: Nuk ka ndonjë datë magjike, anëtarësimi varet nga ju
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2025, 17:06
TIRANË- Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama tha se Shqipëria mund të jetë në familjen europiane edhe para 2030.
Duke folur në konferencë për shtyp krah Kryeministrit Rama, Costa theksoi se dita ditës do të shohim arritjet e Shqiprisë.
"Nuk po kërkoj ndonjë datë magjike. Do të shohim arritjet e Shqiprisë dita ditës.
Pse jo më parë? Pse jo para 2030. Nëse vijon me këto rezultate është e mundur të jetë anëtare para 2030.
E gjitha varet nga ju. Këtë mesash kam për ju, në muajt në vijim jam i sigurtë se do bëni një punë të shkëlqyer dhe kur të vi viti tjetër, nuk do jetë më këtë pyetje.
Shqipëria do të bëhet shtet anëtar së shpejti," tha Costa.
