Rama me Presidentin e Këshillit Evropian: Diskutuam për rrugën e Shqipërisë në BE
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama priti në një takim ditën e sotme Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, me të cilin mbajti një konferencë të përbashkët për mediat pas takimit.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se me Presidentin e Këshillit Evropian diskutuan rrugëtimin e shqipërisë në BE.
Ai tha se jo vetëm Shqipëria por i gjithë Ballkani perëndimor duhet të luftojnë fort për tu bërë pjesë e BE-së.
Ndër të tjera Rama theksoi se Shqipëria është zyrtarisht në tryezën e negociatave dhe synojmë t’i hapim kapitujt brenda vitit.
“Mirëmbrëma presidenti i KE, sigurisht që kjo është kënaqësi e veçantë për ne, personalisht është kënaqësi që të ritakohem me presdidentinm, që është mik i dashur dhe shumë i mençur.
Shumë faleminderit, ne jemi këtu sot, pasi presidenti ka vizituar të gjithë rajonin, është ndalur në Tiranë, nesër do të jetë i pranishëm në samit.
Diskutuam për të dyja aspektet që na lidhin me KE dhe BE, për aspektin e provesit tonë të rrugës drejt anëtarësimit.
Sot, Shqipëria është zyrtarisht në tryezën e negociatave, synojmë t’i hapim kapitujt brenda vitit.
Plani i përbashkët me KE dhe i mbështetur nga vendet anëtare, të arrijmë t’i mbyllim negociatat në 2027. Është plan shumë ambicioz”, theksoi Rama.
