KZAZ e diasporës dështon të marrë vendimin për zarfet e Greqisë, PS letër KQZ
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2025, 15:38
Partia Socialiste i ka dërguar letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pasi KZAZ e diasporës dështoi të merrte vendim për zarfet e Greqisë.
Në lidhje me kërkesën 7 KZAZ e Diasporës priten të marrin një vendimmarrje.
KZAZ e diasporës përbëhen nga katër anëtarë, dy mazhorance dhe dy opozite.
Në kërkesën e PS thuhet se ‘ka rezultuar se gjatë procesit të numërimit nga Grupet e Numërimit të Votës nga Jashtë janë kontestuar pothuajse 25% e zarfeve B, nga anëtarët e Grupeve të Numërimit, pa asnjë arsye apo për shkak të dukshëm”.
