Gr*shtat për kutitë e Kasharit, Këlliçi e Balliu: Sherri pasojë e pushtetit të krimit

Një përplasje ka shpërthyer mes vëzhguesve dhe numëruesve të Partisë Socialiste në njësinë nr. 4, ndërsa procesi i numërimit të votave po shoqërohet me tensione dhe akuza të ndërsjella.

Konflikti ka lindur për kandidatët preferencialë, duke nxjerrë në pah përçarje të brendshme mes përfaqësuesve të së njëjtës forcë politike.

Sipas burimeve, vëzhguesi i PS-së ka ngritur shqetësime ndaj sjelljes së numëruesit socialist, duke pretenduar se ai nuk po respekton procedurat.

 “Nuk e shoqëron emrin me gisht,” është shprehur ai, duke vënë në dyshim transparencën e procesit të numërimit.

Përplasja ka krijuar tensione edhe në ambientin ku po zhvillohet numërimi, deri më tani nuk raportohet për ndërprerje të procesit, por incidenti ngre pikëpyetje mbi kontrollin dhe unitetin brenda radhëve të PS-së në këtë zonë.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe dy drejtuesit politikë të Tiranës Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu.

Ata thanë se këto janë pasojat e pushtetit të krimit që u vendos përmes vjedhjes së votave.

"Dhunuesi ka qene punonjes i Policisë së Shtetit", u shpreh Belind Këlliçi.

VIDEO - PAMJET E SHERRIT NE KASHAR