Zgjedhjet e 11 majit/ Tirana ''djeg të fortët'', ja kush ngeli jashtë parlamentit

Tirana do të ketë në parlament 37 deputetë, e po aty një numër i madh i deputetëve aktual, apo figurave të rëndësishme të partive do tu hiqet mundësia për të qenë pjesë e kuvendit.

Blerina Gjylameti, Olta Xhaçka dhe Kejsi Elezi luftojnë për të marrë numrin 19 të PS, e po ashtu dhe Ornaldo Rakipi me Xhemal Qefalinë që janë me pak vota larg njëri tjetrit.

Nga ana tietër ish kryeministri Pandeli Majko duket se nuk mund të jetë më në kuvend.

Ish ministret Etilda Gjonaj, Mimi Kodheli po ashtu mbesin jashtë.

Nga gara e hapur janë eliminuar dhe Plarent Ndreca, Ermonela Felaj, Klotilda Bushka, Toni Gogu dhe Etjen Xhafaj.

Po ashtu as Ylli Shehu, Halit Valteri dhe Endrit Brahimllari nuk arritën votat për tu rikthyer në kuvend.

Nga e djathta Ilir Alimehmetaj është në garë me Jorida Tabakum edhe pse kjo e fundit prin me vota.

Megjithatë shansin për të marrë mandatin nga burgu e humbi kreu i partisë së Lirisë Ilir Meta.

Asllan dogjani, Petrit Doda, Dhurata Çupi, Shpëtim Idrizi dhe Kreshnik Çollaku kanë humbur mandatin pasi nuk morën votat për të qenë të 13 në listën e PD, aq sa dhe mandate ka në Tiranë.

Po ashtu as Myslym Murrizi e as Sali Shehu nuk arritën të rimerrnin mandatin në 11 maj.

Gjithashtu jashtë mbesin Lili sula, Salvador Kaçaj dhe Ilda Zhulali.

Ndërsa Agron Shehaj do të qëndroj në kuvend por tashmë me mandate të partisë së tij, por jashtë mbetet Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi.