SPAK i sekuestroi celularin, reagon kryebashkiaku i Vaut të Dejës: Jam i gatshëm të bashkëpunoj me çdo instancë shtetërore

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i cili është nën hetim për “korrupsion zgjedhor”, ka reagur në lidhje me raportimet se Prokuroria e Posaçme i ka sekuestruar telefonin.

“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me çdo instancë shtetërore”, ka deklaruar ai.

Nën hetim për korrupsion zgjedhor, Prokuroria e Posaçme i sekuestroi ceularin e kryebashkiakut të PS-së. Gjithashtu kujtojmë se ditën e djeshme agjentët e BKH-së, forcat operacionale dhe FNSH-ja me urdhër të SPAK zhvilluan një operacion në Shkodër lidhur me krimet zgjedhore. Gjatë aksionit u shoqëruan disa mbështetës të Partisë Socialdemokrate.