Meta: I duam zgjedhjet shumë, por ndjejmë keqardhje që themi të njëjtat problematika
E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ekspertja e fushatave zgjedhore Gerta Meta u shpreh se raportet e ODIHR-it vazhdojnë të evidentojnë problematika të njohura prej kohësh.
" I duam zgjedhjet shumë por ndjejmë dhe një lloj keqardhje që themi të njëjtat problematika edhe nuk kemi një qasje europiane të reflektimit apo të sjelljes së palëve politike kështu që për këtë ndihemi pak kështu.
Jemi gati çdo herë që ka zgjedhje.
Mënyra sesi operon dhe i certifikon zgjedhjet misioni i Ohdirit natyrisht ne tashmë jemi të mirë informuar dhe pak a shumë kemi arritur edhe ta parashikojmë gjuhën që përdor ky mision.
Ne vazhdimisht themi që janë shumë me gjuhë të drunjtë dhe ndonjëherë zgjedhin që ti thonë gjërat me elegancë por edhe në konsultimet që kemi bërë ne dhe në takimet paraprake që ata bëjnë jo vetëm me subjektet politike por edhe me ne si aktorë të shoqërisë civile absolutisht të gjitha listimet dhe të gjitha ato problematika që i listoi sot misioni i Ohdirit në një konferencë për shtyp, nuk është se janë gjëra të reja dhe çudira për eksperiencën e sjelljes politike në Shqipëri sidomos edhe në mënyrë të posacme gjatë fushatës zgjedhore.
Janë gjëra që i kemi thënë fortë në vijimësi, por e çuditshme është që palët politike parapëlqejnë që kur e dëgjojnë nga misioni i Ohdirit dhe bëjnë pak rolin e indiferentit për mos me thënë shumë, duke të refuzuar ty si aktor i brendshëm ose si vëzhgues vendor, pa të dhënë ndonjë lloj feedbacku në lidhje me gjithë shqetësimin që kanë ngritur shumë aktorë dhe jo vetëm nga shoqëria civile por ndoshta edhe nga individë që janë të shqetësuar për standatrtin e zgjedhjeve në Shqipëri", u shpreh Meta.
